Meta ndan mesazhin nga protesta: Prindërit e keqpegauar nuk përmbushin dot nevojat për shkollimin e fëmijëve. Kurrë më nuk do të lejojmë që…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit në facebook pjesë nga fjalimi i tij gjatë protestës së mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e djeshme.

Në mbishkrimin e videos Meta shkruan se prindërit e keqpaguar kurrë më nuk do të ndihen fajtor përpara fëmijëve se nuk mund të përmbushin detyrimet e tyre për t’i shkolluar.

“Kurrë më nuk do të lejojmë që prindërit e grabitur, të papunë e të keqpaguar për shkak të Qeverisë hajdute të Edi Ramës, të ndihen fajtorë pa faj përpara fëmijëve të tyre, sepse nuk kanë mundësi t’u përmbushin nevojat më minimale për shkollim dhe fëmijërinë e tyre të shëndetshme”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad