Meta në Estoni: Kemi besim tek vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Estoni, ka pasur një takim miqësor, mjaft të frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas.

Meta shkroi sot në Facebook se “Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje.

Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.

E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!”

Zjarr Tv Ad