Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme ku u shpreh lidhur me rezolutën e votuar me shumicë votash në Parlamentin Europian ku rekomenadohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndër të tjera, Meta vë në dukje shkeljet që vetë rezoluta dhe raporti i BE kishte renditur si probleme sa i takon qeverisjes në Shqipëri duke nisur që nga blerja e votës deri në ndryshimin e Kushtetutës.
Presidenti Ilir Meta në konferencë për mediat: Doja të tërhiqja vëmendjen tuaj sot, në një ditë jo të zakonshme, të shtunën, mendova të gjeja një moment të flisja me ju për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar dy ditë më parë në parlamentin Europian. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Raporti i BE shpreh shqetësimin për klimën e polarizuar politike. Shpreh keqardhje për ndryshimet jo-konsensuale të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse.