Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë sot në promovimin e krijimtarisë letrare të shkrimtarit dhe historianit të njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi.
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se prezantimi i veprës së tij, jep një ndihmesë të vyer për plotësimin e mozaikut të letërsisë shqiptare, që krijohet në të gjithë hapësirën e saj gjuhësore.
Në këtë aktivitet kulturor morën pjesë personalitete dhe shkrimtarë si: Zija Çela, Besnik Mustafaj, Mimoza Ahmeti dhe shkrimtarë nga Kosova.
Postimi i Ilir Metës:
Me shumë kënaqësi mora pjesë sot në promovimin e krijimtarisë letrare të shkrimtarit dhe historianit të njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi.
Prezantimi dinjitoz i veprës së tij, që i ofrohet për herë të parë në mënyrë komplete dashamirësve të letërsisë në Tiranë, jep një ndihmesë të vyer për plotësimin e mozaikut të letërsisë shqiptare, që krijohet në të gjithë hapësirën e saj gjuhësore.
I lumtur, që në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor të takoja dhe shumë personalitete të shquara të letrave shqipe, si Zija Çela, Besnik Mustafaj, Mimoza Ahmeti e shkrimtarë nga Kosova, me të cilët ndamë nevojën e mbështetjes më të madhe për librin shqip dhe të promovimit të vlerave tona artistike kombëtare.