Meta në Samitin e Bosnjës: Shpresoj të hapen negociatat në tetor

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka postuar foto nga Samiti Rajonal që po mbahet në Bosnjë. Meta vlerëson se integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE.

Postimi i Ilir Metës:

Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian🇪🇺 është thelbësor.

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë🇦🇱 dhe me Maqedoninë e Veriut🇲🇰 fqinje.

I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel🇩🇪, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian.🇦🇱🇪🇺

 

Zjarr Tv Ad