Meta në Strugë, shijon kafen buzë liqenit

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur të gjithë shqiptarët me anë të një fotoje nga Struga. Kjo foto vjen pasi Kreu i Shtetit ishte pjesëmarrës në një dasmë. Ai shprehet se një kafe buzë liqenit të Strugës të jep energji pozitive.

“Përshëndetje miq nga Struga! Pas një mbrëmje të mrekullueshme në dasmën e Borës, vajzës së Arianitit dhe Elvadinës, një kafe buzë liqenit të jep vetëm energji pozitive”-shkruan ai.

Presidenti i vendit nuk ka ngurruar edhe herë të tjera të përshëndesë qytetarët gjatë vizitave të kryera në viset ku jetojnë shqiptarët si në Kosovë, Maqedoni e Veriut apo edhe në Mal të Zi.

 

Zjarr Tv Ad