Avni Delvina, prej kohësh shfaqet i angazhuar në mënyrën e tij artistike në zhvillimet e vrullshme politike në Shqipëri. Së fundmi nga observatori i Delvinës nuk ka shpëtuar as presidenti Ilir Meta, me lëvizjet e tij të forta të ditëve të fundit, nëpërmjet të cilave ka denoncuar kapjen e shtetit dhe të Reformës në Drejtësi nga forca të errëta, që përfaqësohen nga Edi Rama.
Për deklarata e fundit të Ilir Metës, i cili po synon shpëtimin e Republikës nëpërmjet një zgjidhje gjithë përfshirëse ka pasur njëkohësisht një furi denigruese, nga ana e makinerisë së propagandës së Rilindjes. Gati të gjithë eksponentët e lartë të qeverisë Rama dhe të PS-së, së bashku me mediat që kontrollojnë, nuk po lexojnë thelbin e alarmit që ngre Ilir Meta, por përpiqen që të nxjerrin në dritë “mëkatet” e tij në 30 vite aktivitet politik dhe në krye të institucioneve më të larta të shtetit.
Pikërisht këtë tollovi malinje është përpjekur të kthjellojë artisti Delvina në punën e tij të radhës, i frymëzuar nga një thënie e Doktorit të Shkencave Lazër Radi; “Në politikë mund t`bësh edhe gjëra të gabuara, mjafton në kohën e duhur t`bësh aktin e duhur, gjithçka shlyhet dhe ti hyn në histori”.
Këtë thënie të Radit, Delvina e ka përshtatur për aksionin aktual të Ilir Metës nëpërmjet një kompozimi grafik, mes presidentit dhe futbollistit të shquar shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili nuk lë rast pa u krenuar me origjinën e tij, edhe pse luan për një ekip tjetër kombëtar si ai i Zvicrës.
“Një grafikë me një thënie të Dr. Lazër Radit, e përshtatur me qëndrimin prej atdhetari të Presidentit të Republikës”, është diçitura që shoqëron në faqen e tij në FB, punën e radhës së artistit Delvina .