Meta nga Egjipti flet për vizitën tek Piramidat e Gizës

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjendet për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku dhe ka vizituar Piramidat e Gizës në Egjipt, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook emocionet e kësaj vizite. Deri më tani Presidenti nuk është prononcuar ende për krizën politike në vend, ndaj edhe në këtë rast ai ka zgjedhur të përqëndrohet vetëm tek pamjet e mrekullueshmë që ka vizituar në Egjipt.

Statusi i Metës

Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.

Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar.

Zjarr Tv Ad