Meta njofton “divorcin” me Berishën

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Meta ka njoftuar divorcin me Sali Berishën dhe vijimin e rrugëtimit në opozitë të PL-së e vetme. Madje, nëse do të duhet të bëje koalicion, Meta përmend edhe PD-të e tjera krahas Rithemelimit.

Në një intervistë për gazetaren Oliverda Allmuça në MCN, Meta shprehet se “Partia e Lirisë ka detyrimin për t’u përgatitur sikur do të hyjë vetëm në zgjedhjet e 2025″. Ndër të tjera, Meta thekson se çdo ristrukturim i forcave opozitare që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën, është i vlefshëm.

“Kolacioni Bashkë Fitojmë bëri përpjeket e tij më të mira. për atë kohë, për ato rrethana, tërësisht anormale, të sofrcuara, që u krijuan.

Për sa i takon së ardhmes, Partia e Lirisë është e gatshme të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, ta sqaroj, me atë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe me çdo forcë tjetër politike.

Vlerësojmë çdo ristrukturim të forcave të tjera që ndihmon për të rritur efikasitetin dhe për të fuqizuar opozitën. Dhe natyrisht sa i përket koalicionit për të ardhmen, jemi ende në kohë, për të marrë vendimet e duhura dhe është detyra jonë që në çdo rast, të përgatitemi sikur do të hyjmë vetëm, Partia e Lirisë. Dhe natyrisht që ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim që maksimalizon rezultatin e opozitës.

Për ne, themelore, është ç’kapja e shtetit, rivendosja e demokracisë, fuqizimi i opozitës, por pa dyshim fuqizimin e Partisë së Lirisë, një parti stoike”, tha Meta.

Koalicioni Meta-Berisha shënoi një rezultat negative në zgjedhjet lokale duke bërë që PS të fitonte pjesën dërrmuese të bashkive të vendit.

Zjarr Tv Ad