Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve/ Manja: Nuk e di çfarë axhende më të rëndësishme ka Presidenti, do të vijojmë me rendin e ditës

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku pritej të ishte i pranishëm edhe presidenti Meta, për të dhënë sqarime në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij me kërkesën për shkarkim që është firmosur nga 49 deputetë të parlamentit shqiptar.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij tha se nuk e kuptonte çfarë axheënde më të rëndësishme kishte presidenti që ka zgjedhur të mos paraqitet në këtë mbledhje.

Më tej ai shtoi se nëse parlamenti ditën e nesërme voton për ngritjen e Komisionit Hetimor, gjithsesi presidentit do ti rezervohet e drejta që të dëgjohet në Komisionin e Ligjeve lidhur me sqarimet që dëshiron të japë.

Dua të bëj me dije edhe njëherë që neni 142 i rregullores së kuvendit i njeh dhe i garanton të drejtën presidenit për t’u shprehur në komisionin e ligjeve.

Ndërsa lidhur me kohën është në kompetencat tona që të përcaktojmë se në cilën ditë dhe në cilën orë do të dëgjohet presidenti.

Unë nuk e di se cfarë axhende më të rëndësishme ka për presidentin e republikës së Shqipërisë sesa firma e 49 deputetëve të cilët kanë firmosur shkarkimin e tij për shkeljet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Presidenti e ka përcaktuar si kohë të pamjaftueshme, por kjo nuk e heq mundësinë që ai të dëgjohet në këtë komision edhe nëse parlamenti të votojë për ngritjen e komisionit hetimor.

I bëra këto sqarime për t’u futur në rendin e ditës të përcaktuar që dje. Sot do të vazhdonim me dëgjesën e presidentit të republikës por duke qenë se nuk u paraqit sot për të dhënë sqarime unë ju ftoj të vazhdojmë me fazën e diskutimeve”- u shpreh Manja.

Zjarr Tv Ad