Meta nxjerr zbuluar Ramën, qeveria e dinte për regjimin e ri grek prej 5 gushtit. Rama: Parodi e baba Xhikes

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush e ka fajin  për emergjencën humanitare të krijuar javën e kaluar në Kakavijë?
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama i kanë hedhur topin njëri tjetrit. Në një konferencë për median sot ne mesdite presidenti  fajësoi drejtpërdrejtë Edi Ramën dhe kabinetin e tij qeveritar.

Kreu i shtetit nënvizoi faktin se institucionet shqiptare nuk i kanë dhënë asnjë informacion të përditësur qytetarëve të cilët do të udhëtonin drejt Greqisë.

Ilir Meta: “Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është gabim. Qeveria greke, e pala greke për të drejtët e një shtetasi shqiptar me kombësi greke bën detyrën e vet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ne e dimë shumë mirë që ishte dhe është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, përfshi dhe presidentin. në mënyrë të vecantë e qeverisë kur kryeministri në një rast të tillë ka përgjegjësi të shumëfishtë. E ka si kryeministër, dhe si ministër i jashtëm. Sepse është ai ministër i jashtëm ende në detyrë dhe ka detyrë kushtetuese ndaj shtetasve shqiptarë. Ne e dimë shumë mirë se kur është frekuenca më e lartë e qarkullimit të qytetarëve shqiptarë.

Nuk vonoi dhe erdhi reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Rama shruan se fajësimi i qeverisë, është një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një presidenti që abuzon me institucionit të lartë.

Argumentat e Metës, Rama i ka cilësuar si parodi tipike alla Baba Xhike.

Postimi i kryeministrit Rama në Twitter

‘’Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike.’’

Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i presidentit Ilir Meta i cili zbardhi dhe dokumentin e ambasades shqiptare në Greqi e cila kishte njoftuar autoritetet shqiptare për rregullat e reja që kishte vendosur qeveria greke.

Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.


Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe! 
shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad