Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon vizitën e tij në Tropojë, së bashku me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Ndër të tjera, Kreu i Shtetit ka ndaluar edhe para shtatores së heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se respekti i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin për Hajdarin e ka bërë së bashku me mikun e madh të shqiptarëve, Enegl.
“Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari.🇦🇱
Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel”, thekson Meta.
Pak orë më parë, deputetja Rudina Hajdari porositi Presidentin Meta se “kur të jeni sot para bustit të tim ati në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim ati që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia”.
Meta para bustit të Azem Hajdarit
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...