Meta paralajmëroi protestë, reagon Noka: PD ka axhendën e saj, me Partinë e Lirisë kemi bashkërendim punësh

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar të Partisë së Lirisë më 13 shtator, të organizuar nga kryetari i saj, Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse PD do jetë në protestë, Noka tha se PD Metën kanë bashkërendim punësh, teksa u shpreh se ata kanë axhendën e tyre për protestat.

“Protesta po e degjuat Meten tha proteste e Partise së Lirisë. Pra në këtë aksion do të këtë bashkërendim për çështje të mëdha, por çdo force politike ka axhenden e vet. PD ka axhenden e saj që e ka bere publike pas mbledhjes së kryesisë.

Kemi bere me dije që gjithë ekipi i PD, gjithë anëtarët e kreysië janë në bazë me kryetarët e degëve. Energjizim e përgatitje e struktrave. Kemi dhe primaret. Do të jenë protestat që janë immediate. Pra ne sapo kemi startuar. Starti do të jetë në sikron me kërkesën e nevojën e qytetarëve. Shqiptarët sot kanë arritur pikën e padurimit me qeverinë. Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë hemoragji sic kanë shqiptarët” tha Noka për “Syri.tv”.

Zjarr Tv Ad