Meta: Parrullës “fajin e ka Saliu” i doli boja, tani Rama kërkon t’ja hedhë fajin Putinit për vjedhjet e tij

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Edi Rama kërkon t’ja hedhë fajin presidentit rus Vladimir Putin për dështimet e tij, pasi sipas tij, parrullës “fajin e ka Saliu” i doli boja.

Meta shton se opozita ka një plan konkret për rrëzimin e Ramës, i cili është përballje deri në fund me të.

Ish-presidenti vë në dijeni se në vendin tonë çmimet janë më të larta se në Ukrainë, vend i cili është në luftë me Rusinë momentalisht.

“Ne nuk kemi lënë asgjë në dotë të askujt. Këtë çështje e kemi sqaruar prej kohësh. E rëndësishme është që PD të jetë e qartë dhe të nxjerrë sa më shpejt kandidatët përballë rilinjdes. Do të vonohet për kandidatë konkret emra konkret që do të duhet të vendosin llogaridhënien në bashkitë e kontrolluara nga rilindja. Është një plan konkret, përballje deri në fund me këtë regjim të korruptuar. Boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës. Pasi i doli boja parrullës që fajin e kishte saliu, tani kërkon të fillojë përrallën tjetër se fajin ja ka Putini, ndërkohë që ky vjedh në mënyrë mizore qytetarët e ka ndërtuar një shtet putinian. Nuk na i ka fajin Putini as për rrugët, e as për PPP-të, e as për rritjen e çmimeve. Fajin e ka vetëm Edi Rama. Se çfarë është Putini këtë e di e gjithë bota. Putini është një pushtues brutal, por ne e dimë shumë mirë se çmimet në Ukraina janë më të ulëta se në Shqipëri, ndërkohë çmimi i naftës në Shqipëri është mjaft i shtrenjtë”, është shprehur Meta gjatë një daljeje për mediat.

Zjarr Tv Ad