Meta: Partitë e kthyen 30 qershorin si betejë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në daljen e dytë për mediat lidhur me situatën e krijuar pas dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, kreu i shtetit u shpreh se edhe një here se mori këtë vendim për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.

“Si shpjegohet që ish presidentët që kanë shtyrë datat e zgjedhjeve nuk janë akuzuar për shkelje. Vërtet nuk e kanë shkelur por kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin, referuar rrethanave.

Kemi dëgjuar këto dy tre ditë se vendimmarrjet quhen kushtetuese kur bëhen me leje të partive. Vendimmarrja e Presidentit për shfuziqimin datës së zgjedhjeve u bë e dosdomoshme në kushtet e përshkallëzimeve e aksioneve histerike të dy palëve e rrezikut të përplasjes mes tyre më 30 qershor. U shpall si ditë e betejës për jetë a vdekje. Me bindje të plotë mora vendimin e duhur për të shmangur një konflikt civil.” -u shpreh Meta.

 

Zjarr Tv Ad