Meta për detin: Rama nuk është konsultuar

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjidhja e çështjes së detit me fqinjin tonë Greqinë ka çuar sërish në zyrën e Presidentit përfaqësues të shoqërisë civile.Në një postim në facebook, Meta thotë se me kërkesë të tyre priti sot në një takim aktivistë të shoqërisë civile dhe anëtarë të botës akademike, të angazhuar pranë Akademisë “Rrënjët tona”, të cilët i kanë shprehur shqetësimet lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve tona.“I informova se Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare”.Meta siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojë të ushtroj detyrat e tijme përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranojë për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

 

Zjarr Tv Ad