Meta për herë të tretë në Gjykatën Kushtetuese, u përgjigjet 72 pyetjeve

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të konfirmojë shkarkimin për presidentin Ilir Meta, apo do ta rrëzojë atë duke lënë kështu që Meta të përfundojë mandatin e tij presidencial.

Seanca e parë për shkarkimin e Metës u mbajt të martën, më pas u shty për të enjten më 3 shkurt. Por të enjten u shty pasi anëtarët e Gjykatës i drejtuan 70 pyetje përfaqësuesit ligjor të presidentit, Bledar Dervishaj, i cili kërkoi 48 orë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve, me argumentin se duhet të informojë presidentit që nuk ishte i pranishëm.

Presidenti Meta nuk ka qenë vetë i pranishëm në këto seanca. Në një intervistë ai është shsprehur se nuk është një çështje aq me rëndësi sa të jetë i pranishëm vetë presidenti.

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti.

Zjarr Tv Ad