Meta për përplasjen me Kim: Presidenti nuk presionohet nga ata që flasin anglisht, por mendojnë serbisht…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pyetjes së gazetarëve se pse Presidenti Meta mendon që ambasadorja Yuri Kim është e njëanshme, pas deklaratave të bujshme të mbrëmshme, ai u shpreh:

Atëherë lidhur me çështjen e Spakut e di që ata janë shumë të ngarkuar, po u bëj me dije të gjithë ambasadorëve të interesuar.

Siç e dini ju Presidenti i Serbisë, ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë, duke u shprehur që Lulëzimi është kukull i Berishës,

Gjithë këto që po ndodhin në Kavajë dhe Elbasan, ndodh që të përmbushet dhe të deformohet vullneti i popullit shqiptar, duke përdorur policinë e partisë, Agaçi që ka bërë gjithë këto ligjet me porosi. Kjo gjë nuk do të ndodhë, kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i dua SHBA se na kanë frymëzuar për liri demokraci dhe na kanë angazhuar për t’u integruar në BE dhe kjo gjë ka qenë ëndrra ime që student. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës asnjëherë.

Nuk presionohet Presidenti i Shqipërisë nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Jemi popull europian…

 

Zjarr Tv Ad