Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit të rezolutës në OKB, që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës. Përmes një postimi në Twitter Meta e konsideroi këtë si një fitore të rëndësishme për paqen dhe diplomacinë, duke shtuar se 141 vende ishin bashkuar duke votuar pro kësaj rezolute.
“141 vende janë të bashkuar duke kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga #Ukraina! Një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen! Qëndroni me Ukrainën”, shkruan Meta.
Kujtojmë se më herët votimin e kësaj rezolute e përshëndetën kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha.