Meta përgëzon Kombëtaren: Bravo kuqezinjve tanë për rikthimin te fitorja

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Kombëtaren, e cila shkëlqeu mbrëmjen e sotme dhe fitoi kundër Armenisë.

Meta ka postuar disa foto nga ndeshja dhe shkruan “bravo kuqezinjve tanë për rikthimin te Fitorja!”.

Shqipëria e mbylli me fitore vitin 2022. Në Air Albania kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-0 Armeninë.

Golat u realizuan nga Skuka në minutën e 28’ dhe Asllani në të 63’, pas një penalltie të fituar nga Tedi Cara. Mbrëmje fantastike për kuqezinjtë të cilët treguan potencialin e tyre. Skuka dhe Asllani kanë qenë protagonistët e këtij takimi, pasi dhe realizuan golat e parë për fanelën e Kombëtares

Zjarr Tv Ad