Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka përkujtuar tubimin e dy marsit të 2020.
Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur falenderime të gjithë pjesmarrësve që ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Ndër të tjera ai thotë se se misionin e nisur më 2 mars do ta çojnë në fund nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit.
“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.
Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN” shkruan Meta.