Meta përshëndet miratimin e rezolutës: Shqipëria shprehu solidarizimin e plotë me popullin e Ukrainës

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur votimin unanim të Rezolutës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan si vend anëtar i NATO, Shqipëria shprehu solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri.

“Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë!

Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë, rajon e më gjerë, shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad