Meta: Platforma fakt që më 8 prill, por që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se nuk ka marrë asnjë platformë nga Kreu i Shtetit.

Në një postim në facebook, Meta shprehet:

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”.

Kryeministri, Edi Rama, mohoi që presidenti Ilir Meta ti ketë dorëzuar plaftormën 14 pikëshe, edhe pse Kreu i Shtetit tha se e ka në tryezë që me 8 prill.

E megjithatë ai thotë se është i gatshëm për tu ulur me të, opozitën dhe partnerët e reformës në drejtësi për ti vënë pikat mbi “i”.

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Kryeministri thekson se emi në prag të miratimit të planit të veprimit për negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen urgjent në një tryezë me karta të hapura.

Rama: Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin.

Zjarr Tv Ad