Meta: Po sqaroj të informuarit gabim, ja çfarë thotë Kushtetuta për zgjedhjet

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sërish në një deklaratë publike për të sqaruar të gjithë ata që janë keqkuptuar apo kanë lexuar një kushtetutë të përkthyer gabim.

Sipas kreut të shtetit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk përcakton afate se kur zhvillohen zgjedhjet, por këto detaje i ka të përcaktuara Kodi Zgjedhor.

‘30 qershori mund të sjellë pasoja destablizuese. Dje bëra publike të gjitha argumentet mbi të cilat mora vendimin.

Pas kësaj kam vënë re, se në mënyrë emotive se, presidenti i Republikës ka shkelur kusht duke sjellë një gjendje amullie.

Në Tiranë qarkullojnë disa modele të ndryshme të kushtetutës, të përkthyera edhe gabim.

Janë keqinformuar dhe nuk dinë të lexojnë ligjin themeltar.

Kushtetuta zyrtare është kjo këtu. Ajo që nga neni 1 deri në fund nuk përcakton se kur zhvillohen zgjedhjet. Më 1 apo 30 qershor.

Për të informuar të gjithë ata që janë keqinformuar apo janë informuar keq, ju bëj me dije se Kushtetuta e Republikës është kjo këtu (tregon Kushtetutën).

Kushtetuta nuk përcakton afate se kur zhvillohen zgjedhjet, në datën 1 të këtij muaji e 1 të atij muaji, por këto detaje i ka të përcaktuara Kodi Zgjedhor’, tha Ilir Meta gjatë deklaratën e tij.

 

Zjarr Tv Ad