Meta pret ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit: Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, Jauhar Saleem, i cili i ka paraqitur Letrat Kredinciale. Kreu i Shtetit ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook ai ka shprehur mikpritjen për homologun e tij, duke i uruar sukses ambasadorit pakistanez për misionin e tij në Shqipëri.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Prita sot, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadorin e Republikës Islamike të Pakistanit, Sh.T.Z. Jauhar Saleem.

I urova suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri dhe nënvizova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve miqësore dypalëshe në fushat me interes reciprok, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit, përmes përmirësimit dhe plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.

Bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme, me dobi për të dy vendet tona.

Zjarr Tv Ad