Meta pret ministren austriake: Sfida jonë më e madhe, zbatimi i kritereve të Kopenhagës për përparimin e Shqipërisë me negociatat

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadle. Meta ka vlerësuar miqësinë e hershme mes dy vendeve dhe mbështetjen e pakursyer që Austria i ka dhënë Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidenti ka theksuar dhe rëndësinë që ka përparimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE.

Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë.”, shkruan Meta në postimin në Facebook.

Zjarr Tv Ad