Meta pret në takim ambasadorin gjerman: Edhe pas përfundimit të mandatit si president, do angazhohem në rrugën e Shqipërisë drejt BE

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf. Meta shprehet se kjo vizitë e tij përkon edhe me një ditë të shënuar për Shqipërinë që është hapja e negociatave për anëtarësim në BE.

Meta thekson se përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë ka qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme. Ai thotë se gjatë takimit i ka shprehur ambasadorit Zingraf vullnetin për t’u angazhuar në rrugën e Shqipërisë drejt BE edhe pas përfundimit të mandatit si president.

“Një kënaqësi e veçantë të prisja sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Zingraf. Vizita e tij, përkoi me një ditë të shënuar për Shqipërinë, hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Përkrahja dhe mbështetja e Gjermanisë dhe në veçanti e Bundestagut kanë qenë thelbësore në këtë arritje të rëndësishme dhe meritojnë mirënjohje të thellë.

I shpreha Ambasadorit Zingraf vullnetin dhe angazhimin tim të vendosur edhe pas përfundimit të mandatit si President i Republikës, për të përshpejtuar rrugën europiane dhe për forcimin e parreshtur të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad