Meta pret të dërguarin e posaçëm të Johnson: Diskutuam të ardhmen e vendit dhe stabilitetin e rajonit

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir Meta

Kënaqësi e veçantë të prisja në takim Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Britanisë Johnson për Ballkanin Perëndimor, me të cilin festuam së bashku edhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Madhërisë së saj Elizabeta II.

Diskutuam për rëndësinë e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe peshën e këtij akti për popullin shqiptar dhe të ardhmen e vendit.

Forcimi i stabilitetit në rajonit tonë sidomos pas luftës në Ukrainë ishin në qendër të bisedës.

E falenderova Gjeneralin Peach, për angazhimin e tij në rajonin tonë dhe i kërkova që vëmendja dhe nismat e Britanisë së Madhe për ruajtjen e stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe integrimin në rajonin tonë, të shtohen edhe më shumë në të ardhmen.

Zjarr Tv Ad