Meta publikon VIDEON 2 në anglisht kundër Ardian Dvoranit

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e dytë kundër kreut të KED, Ardian Dvorani, kërtë herë në gjuhën angleze si një mesazh tashmë për faktorin ndërkombëtar. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan që ky spot i dytë është kthyer në anglisht “për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti”.“Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan presidenti në postimin e tij.

Përplasja mes presidentit dhe kreut të KED nisën pas përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Meta e akuzoi Dvoranin për mosrespektim të rradhës. Madje, kreu i shtetit paralajmëroi edhe publikimin e videove që përmbanin  fakte të forta dhe të rënda kundër Dvoranit.

Zjarr Tv Ad