“Meta qëndrim korrekt”, Spaho: Aleatët u regjistruan për 13 tetorin e 2019 pas konsultimit me PD

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Edmond Spaho i cili është rreshtuar në krahë të ish-kryeministrit Sali Berisha e ka cilësuar korrekt qëndrimin e Presidentit të Republikës në përgjigjet e tij ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Presidenti Meta e shprehu qartë që kjo është çështje e brendshme e PD, nuk i takon të ndërhyjë, qëndrim korrekt. Për disa akuza ai mbajti qëndrimet e tij publike. Besoj që për sa i takon PD-së dhe Foltores kjo punë është e mbyllur, nuk kemi lidhje fare.

“Zoti Meta foli për variantin e tij, për sa i takon PD-së ne kemi deklaruar se nuk do të zhvillohen zgjedhje më 30 qershor. Ne ceduam nga ky pozicion dhe zgjedhjet u zhvilluan.

Ajo që mund të them unë është që përveç atij diskutimi formal që është bërë për lënien e mandateve, nuk di ndonjë vendim tjetër të rëndësishëm, reforma territoriale, hyrjen në çadër, marrëveshjen e majit që ne të kemi bërë debat në institucionet që ka PD, në kryesi, këshill Kombëtar apo në grupin parlamentar”, tha ish-nënkryetari i PD.

Sa i përket 13 tetorit ai tha se aleatët u regjistruan pas konsultimit me PD, ndërkohë që PD nuk shkoi në KQZ.

“Janë lojëra fjalësh të z. Basha. Nëse ka fakte dhe me siguri ka fakte përderisa zoti Berisha e zë në gojë, unë do t’i sugjeroja që sa rri me cicërima në ‘Twitter’ të shkojë në elektorat, në bazën e PD, të takohet me anëtarësinë, me militantët. Kot ia tha Edi Rama në Kuvend që ty nuk të duan këta të tutë. Një kryetar partie vlerësohet në terren -tha Spaho.

Zjarr Tv Ad