Meta: “Qeveria e besimit”, LSI del nga koalicioni me PS nëse nuk garantohen zgjedhjet

0
1184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“LSI nuk mund te jete pjese e nje koalicioni qe nuk garanton lirine e plote te zgjedhjeve”. Keshtu eshte shprehur kryetari i LSI, Ilir Meta, pas mbledhjes se kryesise se kesaj force politike.
Deklarata e kreut të LSI, Ilir Meta pas mbledhjes së kryesisë:

Situata e tensionuar, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë bllokuar.

Retorika konfliktuale e agresive, po dominon zhvillimet politike.

Në këto kushte është e nevojshme dialogu mes palëve.

Rama e Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese.

Vlerësojmë përpjekjen e Shpëtim Idrizit nga PDIU

LSI kërkon qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara nga palët.

Qeveri që do garantojë zgjedhje të lira, luftë ndaj drogës dhe cdo përpjekje për financimin kriminal të zgjedhjeve.

Realizimi i reformës zgjedhore, është detyrim i papërmbushur si një garanci për zgjedhjet me standarde të larta.

Duke vlerësuar sa më lart, LSI vendosi:

Të vërë në dispozicion të zgjidhjes së krizës politike të gjitha mandatet e saj politike në Kuvend dhe në Qeveri.

Në lidhje me cështjen e koalicionit, LSI është e hapur të vazhdojë koalicionin me PS, bazuar në rezultatet e arritura por edhe refletimin.

Nëse lidershipi i PS, nuk tregon gatishmëri dhe dhënie garancish për opozitën për zgjedhje të lira, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë.

LSI ka qenë e qartë, mes të majtës dhe të djathtës, zgjedh majtas, por mes farsës dhe zgjedhjeve reale, zgjedh këto të fundit.
I pyetur nga media, Meta tha se qeveri e besimit mund të jetë edhe kjo që është aktualisht, me kusht që të garantojë lirinë e zgjedhjeve por edhe të luftojë drogën dhe financimet e paligjshme.

Zjarr Tv Ad