Meta: Qeveria të rrisë pagat e pedagogëve. Lekët janë aty, mjafton të mos vidhet me kilometrat e rrugëve e mos bëhen rrush e kumbulla për këngë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PL-së Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të rrisë rrogat e pedagogëve pasi tha se kërkesat e tyre janë legjitime.

“Lekët janë aty, mjafton të mos vidhet me kilometrat e rrugëve e mos bëhen rrush e kumbulla për këngë”, theksoi Meta.

Ilir Meta: Të reflektojë, kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste, brenda dy viteve të rriten pagat e tyre 50%, jo në mënyrë ultimative.

Dhe si ish kryeministër është tërësisht e mundur nëse ka vullnet përgjegjësi e nëse vlerësohet se mbështetja për arsimin do e cojë përpara këtë shoqëri e do e bëjë më të sigurtë. Në vitin 2001, qeveria Meta rriti menjëherë 45-50% rrogat e pedagogëve.

Ku do i gjejnë? Lekët janë mjafton të bllokohet afera e incenerartorëve ku vidhën qindra miliona euro, mjafton mos të vidhet me kilometrat e rrugës së re, 6 herë më shtrenjtë se në Serbi e 8 herë më shtrenjtë se në vendet e BE. Mos bëhen rrush e kumbulla lekët e bashkive për të kënduar këngë te tuneli. Për të kënaqur delieret e njerëzve që kanë humbur përgjegjësitë. Faktori më i rëndë i kësaj krize është keqqeverisja.

Zjarr Tv Ad