Meta, Rama e Basha për 2 korrikun 1990:Këtu kuptojmë çmimin e lirisë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, – ndër to edhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në Tiranë, – pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar këtë përvjetor me anë të një postimi në facebook, ku shprehet: “30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan Rama. Edhe kreu i shtetit e ka konsideruar 2 korrikun e vitit 1990, goditje për diktaturën komuniste më të egrën në Europë.  Ilir Meta e ka shfrytëzuar këtë ditë edhe për t’i dhënë një mesazh palëve politike për të punuar dhe bërë realitet ëndrrën europiane te shqiptareve. “Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë. 30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre”, shkruan Meta.Kurse kryedemokrati Basha rikujton si arritje, liberalizimin e vizave, në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm

Zjarr Tv Ad