Kryetari në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh Presidenti i zgjedhur i vendit, Ilir Meta, i ndodhur në një takim elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pogradec, u shpreh se kryeministri Rama nuk di të drejtojë.
Sipas Metës ajo që e tregon këtë është shitja e Bashkisë së Pogradecit dhe të Lezhës në zgjedhjet e kaluara, duke mos lejuar që ti merrte kandidati i LSI-së.
Jo vetëm që e shitën e Pogradecit sic shitën edhe atë të Lezhës që mos i merrte aleati LSI që i qëndroi korrekt por edhe e kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos e mbështëtur me financime duke penalizuar një popull të tërë këtu.
Mos ndërtojmë kulla të shëmtuara si ajo e Korcës në një qytet të mrekullueshëm.
Nuk e ka fajin Panariti që Edi Rama nuk i jepte fonde. Fajin e ke ti se nuk di të drejtosh dhe për këtë faj do ta marrësh përgjigjen në 25 qershor dhe nuk ka presion që e ndryshon vullnetin e Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë”, – u shpreh Meta.