Meta reagon për ngjarjet që kanë TRONDITUR vendin: Revanshi i krimit kërkon masa parandaluese, autorët duhet të ndalohen sa më parë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin ditët e fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Ndër të tjera ai shkruan se autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë.

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor,” shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad