Meta: Shoqata “Kcimi i Tropojës”, thesar i çmuar i kombit

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklaj. Me një reagim në “Facebook”, teksa ka shpërndarë edhe fotot, kreu i shtetit tha se kjo është pasuri kombëtare, ndërsa shtoi faktin se tani  është koha për ta promovuar dhe për ta bërë pjesë të trashëgimisë kulturore botërore.

“Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, duhet të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Shumë i lumtur të takoja sot kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklaj, me të cilin ndamë bindjen për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare”, shkruan Meta.

 

Zjarr Tv Ad