Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti, Ilir Meta, priti sot në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Takimi në Presidencë nisi një orë më vonë nga ç’ishte lajmëruar dhe në fokus të tij ka qenë informimi për zhvillimet e fundit në Shqipëri, në kohën kur Gjykata Kushtetuese ndodhet në ngërç.
Pas takimit, pritet që Kreu i Shtetit të mbajë një deklaratë për mediat para gazetarëve. Takimi i sotëm me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë vjen pas atyre me ish-presidentët e Shqipërisë.
Meta ka zhvilluar ditët e fundit takime me aktorë të ndryshëm politikë dhe jo politikë për të diskutuar për krizën që po kalon vendi.