Nga Ilir Meta.
Kënaqësi e veçantë të prisja Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Sh.T.Z Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kjo përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona mike, pasi është i pari Ambasador Ukrainas rezident në Tiranë.
E sigurova për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.
Vlerësova se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.
Falenderova autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.
Pata kënaqësinë gjithashtu t’i përcjell përshëndetjet e mia për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.