Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me një grup studentësh ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit.
Duke e cilësuar si një takim të ngrohtë dhe emocionues, presidenti Meta deklaroi në “Facebook” se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.
“Takimet me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese. Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentët ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka. Ndamë bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona.