Meta takohet me Kryeministrin e Vietnamit, Nguyen Xuan Phec

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti i Republikës Ilir Meta pati sot një takim të veçantë dhe të përzemërt me Kryeministrin e Vietnamit, Nguyen Xuan Phec.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit, si dhe shprehu vullnetin e gadishmërinë për forcimin e tyre, në kontekstin e ri të zhvillimeve të të dy vendeve dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, rritja e shkëmbimeve ekonomiko-tregëtare, përmirësimi i kuadrit ligjor reciprok, janë të rëndësishme për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”, – nënvizoi Presidenti Meta gjatë takimit me Kryeministrin e Vietnamit, Nguyen Xuan Phec.

Presidenti Meta dhe Kryeministri i Vietnamit theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.

Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phec i konfirmoi Presidentit Meta ftesën zyrtare të Presidentit të Vietnamit për një vizitë shtetërore me qëllim gjallërimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Zjarr Tv Ad