Meta takon ambasadorin e ri serb: Dialogu Kosovë-Serbi rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta që në nisje të takimit e uroi Ambasadorin, i cili paraqiti Letrat Kredenciale para presidentit, e uroi diplomatin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.

Nga ana tjetër, Meta nënvizoi se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

Zjarr Tv Ad