Meta takon Bregun: Suksesi i punës së saj, sukses i bashkëpunimit rajonal

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Duke publikuar fotografi nga takimi, Meta e quan kënaqësi të veçantë të takohej me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal”, shprehet Presidenti.

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, prej disa kohësh ushtron detyrën në Sarajevë.

Pak kohë më parë në një intervistë televizive, lidhur me këtë detyrë ajo tha se, “Erdhi një moment nga fundi i verës 2017, ku siç ndodh me nervin tim, thashë që në një vend ku nuk të duan, nuk rrihet. Dhe duke qenë se unë nuk e kam për zakon të përlotem, atëherë vendosa të aplikoj. Kontakti i parë ka qenë në Bruksel me Komisionin Europian dhe nuk pyeta, por thashë që kam vendosur të kandidoj. Shqipëria nuk e ka pasur këtë mundësi dhe kjo është hera e parë. Pata kontakt me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Vendosa të jem e qartë, sepse mazhoranca mund të kishte një kandidat. Ditmiri tha që edhe mandatin e kaluar nuk e morëm dot sepse duhet një kandidat që ta pëlqejnë të gjithë, dhe të njihet edhe nga pala Europiane. Pra ishin të gjithë ingredientët”.

 

Zjarr Tv Ad