Meta takon Edi Tahrin: Të forcohet bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ish-kryenegociatoren e Kosovës, Edita Tahiri, e cili i mëshon fort idesë kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Presidenti Meta shprehet edhe gjatë këtij takimi kundër shkëmbimit të territoreve, duke theksuar se duhet të forcohet bashkëjetesa midis serbëve dhe shqiptarëve në të dyja shtetet.

MetaShumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.

Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.

Vetëm kështu përforcohet e ardhmja evropiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë.

 

Zjarr Tv Ad