Meta takon homologun maqedonas: Një muaj i shpërdoruar kot që nga çdekretimi i 30 qershorit

0
2
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti, Ilir Meta, ka shprehur keqardhjen se nuk ka as asnjë reagim nga politika për zgjidhjen e krizës politike.

Shqetësimin ai e shprehu teksa njoftoi një takim me homologun e tij maqedonas,Stevo Pendarovski.

Meta: Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.

Të dy vendet tona, thotë Meta, duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.

“Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”.

STATUSI I PLOTE
Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë.🇦🇱🤝🇲🇰

Zjarr Tv Ad