Meta takon kampionët e xhudës: Janë motiv krenarie dhe model suksesi

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kampionët shqiptarë të xhudos nga Kosova, Majlinda Kelmendin, Shpat Zekan, Erza Muminoviq, Akil Gjakovën  të shoqëruar nga trajneri Dritan Kuka.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, kreu i Shtetit teksa i uron suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shpreh bindjen se ata do ta ngrenë shumë lart flamurin e Kosovës.

Meta shprehet ndër të tjera se Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët dhe gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.

I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.🇽🇰
Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad