Meta takon kryeministrin e Estonisë: Besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shprehet besimplotë për vendimin që do të marrin Vendet Balltike në 18 tetor për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjatë një takimi me kryeministrin e Estonisë Juri Ratas, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se Estonisa i ka dhënë një mbështetje konstante Shqipërisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Statusi i Metës pas takimit me Kryeministrin e Estonisë

Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje.

Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.

E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!

Zjarr Tv Ad