Meta takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi: Të respektohen të gjitha liritë dhe të drejtat e shqiptarëve

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, president Ilir Meta u prit në një takim ngrohtë nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Meta i shprehu Kryeparlamentarit Xhaferi vlerësimin për ushtrimin me sukses dhe përgjegjshmëri të këtij funksioni të lartë dhe shumë të rëndësishëm, si dhe për rolin e tij në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më tej presidenti nënvizoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona.

Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se demokracia parlamentare mund të luajë rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimore.

“Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të tyre, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut”, – u shpreh Presidenti Meta

Zjarr Tv Ad