Meta takon ministrin e Jashtëm: Italia, partner strategjik me rol proaktiv në perspektivën tonë evropiane

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot në Romë ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Kreu i shtetit shqiptar përmes një mesazhi në rrjetet sociale thotë se Italia është partner strategjik i vendit tonë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.

Mesazhi i plotë:

Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë .

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zjarr Tv Ad