Meta takon Ministrin Gjerman, interes për të rritur prezencën gjermane në tregun shqiptar

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Andreas Scheuer. Presidenti   Meta   vlerësoi   marrëdhëniet   e   shkëlqyera   dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Shqipëria ka qënë dhe do mbetet faktor stabiliteti në rajon. Fokusi ynë mbetet axhenda europiane për realizimin e plotë të 5 prioriteteve kyçe, të cilat do t’i mundësojnë vendit hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian”, – tha Presidenti Meta. Në fokus të takimit, ishin çështjet e bashkëpunimit ekonomik, sidomos financimi i projekteve infrastrukturore dhe energjetike, ku

Gjermania është donatori më i madh në Shqipëri, me investime financiare mbi 1 miliard euro në këto 30 vite. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi interesin e palës gjermane për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë. Në   përfundim,   Presidenti   Meta   i   shprehu   Ministrit   Scheuer. interesin dhe gatishmërinë maksimale për të rritur prezencën e kompanive private gjermane në tregun shqiptar.

 

Zjarr Tv Ad