Meta takon nxënësit shqiptar nga Mali i Zi: Mirënjohje mësuesve që po ruajnë gjuhën shqipe

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot në Durrës me një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dajac të Rozhajës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shpreh mirënjohjen e tij për stafin e mësuesve që me përkushtimin e tyre po ruajnë gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar në këto treva.

“Shumë i lumtur të ndaja sot në Durrës momente të jashtëzakonshme, tepër të këndshme dhe interaktive, me nxënësit e mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, të cilët prej dy ditësh po vizitojnë Shqipërinë. Ruaj kujtime mbrësëlënëse nga vizita ime e pak muajve më parë në shkollën e tyre dhe ndihem mirë që këta fëmijë, shkëlqejnë në mësime, e duan kaq shumë Shqipërinë dhe ndihen krenarë që janë shqiptarë.

Mirënjohje e falënderim për stafin pedagogjik për përkushtimin që tregojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në këto treva.

Kënaqësi që me ne sot ishte dhe ambasadori i Malit të Zi, z.Dušan Mrdovi?. Marrëdhëniet tona me Malin e Zi, çdo ditë e më të shkëlqyera”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad